Të premten banorët e tri fshatrave të Prizrenit pritet të mbajnë protestë para zyrave të KEDS-it në Prizren.
“Ftohen të gjithë banorët e fshatrave Grazhdanik , Kobaj , Vlashnje, të na bashkangjiten në protestë para zyrës së KEDS në Prizren, pasnesër – me datë 27/12/2024 prej orës 10:00”, thuhet në njoftimin nga banorët.
“Kjo çfarë është duke iu bërë banorëve të ketyre fshatrave është e patolerueshme. Një çrregullim i vogël i motit, dhe ne kemi ndërprerje të rrymës për orë të gjata, apo edhe për ditë të tëra”.
“Krishtlindjet i festuam ne terr , por të mos i lejojmë që t’i kalojmë gjitha ditët e acarta në të njëjtën gjendje”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


