Banorët e lagjes Emshir në Prishtinë, po ankohen për gjendjen e infrastrukturës dhe atë me mbeturina.
Një banor i kësaj lagjeje, tha për emisionin “Fol me Arin” se mbeturinat inerte po pengojnë më së shumti fëmijët, duke theksuar se ata nuk kanë ku të luajnë, dhe duhet t’i përcjellin nëpër shkolla, në rast që iu hasen qentë endacakë, transmeton Klankosova.tv.
I njëjti tha se lagjja Emshir po ka telashe edhe me ujin si dhe me rrugët.


