Kampioni i Kosovë në futboll, Ballkani, ia ka kushtuar një shkrim të gjatë talentëve që i ka nxjerr përgjatë viteve të fundit.
Në këtë shkrim, Ballkani tha se rrugën që e filluan ta shtrojnë që nga viti 2017, e dinin se do të ishte e vështirë, e mbushur me sfida e sakrifica, por thanë se ishin të vendosur për një gjë të tillë.
“Hap pas hapi, ditë pas dite, punuam pa reshtur, hapëm dyert për talentët tanë, punuam me ta, ua shtruam rrugën e sigurt, duke ndërtuar një kala të pathyeshme, nga e cila do të do të fillonte epoka e lavdisë!
Brenda pak vjetësh, historia e futbollit shtetëror mori një kthesë të madhe ndërkombëtare, derisa klubi ynë u shndërrua në vatër të këtij suksesi të përvjetshëm”.
“Kombëtaret tona fituan futbollistë klasi nga puna jonë, derisa për yjet që krijuam, hapëm rrugë e mundësi evropiane”, thuhet në shkrimin e Ballkanit, transmeton Klankosova.tv.
Klubi suharekas më tej tha se lojtarët që i ka nxjerr Ballkani, e prezantojnë më së miri angazhimin e secilit, duke u shndërruar në protagonistë në shumë klube anë e kënd Evropës.
“Faleminderit nga të gjithë! Ashtu siç kemi bërë deri tani, do të vazhdojmë të ndërtojmë rrugë të reja, për suksese të reja e kampionë të rinj”.
“Ky është vetëm fillimi sepse pavarësisht çdo stuhie me të cilën mund të ballafaqohemi, ne jemi të vendosur, gjithmonë”, shkroi Ballkani, transmeton Klankosova.tv.
E, këtij shkrimi të gjatë dedikuar yjeve që i ka nxjerr Ballkani, iu përgjigjen vetë ata që po shkëlqejnë nëpër Evropë, duke ia shprehur dashurinë klubit verdh e zi.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


