Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeBalaj: Viti i ardhshëm më i vështiri në periudhën e pavarësisë

Balaj: Viti i ardhshëm më i vështiri në periudhën e pavarësisë

Opinionisti Labinot Balaj, vlerëson se viti i ardhshëm do të jetë viti më i vështirë ndoshta në periudhën e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Kur e them këtë e kam parasysh që në rend të parë ka për të përfunduar procesi gjyqësor në tribunalin e Hagës dhe udhëheqësit e luftës rrezikojnë të kenë një epilog negativ ose të dënohen, bazuar në rastin që e ka pasur njëri prej ushtarëve të UÇK-së, siç është komandan Cali, i cili është dënuar ndoshta me dënimin më kapital”.

“Dhe tjetra, prapë rrezikojmë të rikthehen në krye të institucioneve në veri kryetarët e komunave, gjyqësia, etj., dhe administrata e re amerikane është pak më e paparashikueshme dhe është më likuide”, deklaroi ai në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT