Tuesday, May 5, 2026
spot_img
HomeShowbizAzemi (LDK): Qeveria e Kosovës nuk ka rehabilituar Kosovën A, siç kishte...

Azemi (LDK): Qeveria e Kosovës nuk ka rehabilituar Kosovën A, siç kishte zotuar

Visar Azemi, kandidati i LDK-së për deputet, ka thënë se Kosova A , një pasuri e rëndësishme për prodhimin e energjisë në vend,  vazhdon të lihet pas dore përkundër nevojës urgjente për rehabilitim.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë Qeveria e Kosovës nuk i ka qëndruar pas zotimit që kanë paraparë pasi sipas programit afati i fundit për rehabilitim ishte viti 2024.

“Sipas strategjisë së energjisë ne vitin 2025 do të duhej të finalizohej edhe Blloku B2, por qeveria është tepër vonë. Nga vonesat ka përfituar vetëm mafia energjetike në krye me Martin Berishajn, është vjedhur shteti e qytetarët kanë paguar me shtrenjtë rrymën dhe kanë mbetur në terr”, ka thënë Azemi.

Ndër tjera, ai ka shtuar se vonesat e qeverisë për të ndërmarrë hapat e duhur janë të papranueshme, veçanërisht në kohën kur stabiliteti energjetik është prioritet kombëtar.

“Kjo qasje duhet të marrë fund më 9 shkurt. LDK-ja ka plan të qartë për sektorin e energjisë, si projekti për ndërtimin e Termocentralit me Gaz në Ferizaj”, ka thënë Azemi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT