Thursday, September 17, 2026
spot_img
HomeLajme“Avullohen” 180 mijë dollar në një shtëpi në Pejë, arrestohet e dyshuara...

“Avullohen” 180 mijë dollar në një shtëpi në Pejë, arrestohet e dyshuara (VIDEO)

Valdrin Daci i ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka dhënë detaje lidhur me një vjedhje në Pejë ku janë vjedhur rreth 180 mijë dollar.

Korrespodenti nga Peja tha se për këtë rast Policia e Kosovës ka arrestuar një femër si të dyshuar, raporton KlanKosova.tv.

“Në një shtëpi në Pejë, ishte një shtëpi ku kishte mbi 176 mijë dollar dhe mbi 3 mijë euro para kesh dhe Policia ka bërë të ditur se ka marrë denoncim nga një qytetar i cili raporton se ato para janë “avulluar”. Pas një pune operative Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast ka bërë arrestimin e një personi, këtë rast kemi një femër të dyshuar dhe të arrestuar e cila është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT