Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeShowbizAVONET: Po vazhdon dështimi i KQZ në lidhje me procesin e numërimit...

AVONET: Po vazhdon dështimi i KQZ në lidhje me procesin e numërimit të votave të kandidatëve

Rrjeti i OJQ-ve, AVONET ka shprehur shqetësim të thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili si organ i pavarur kushtetues, sipas AVONET po vazhdon të dështojë të realizojë me sukses detyrimet dhe përgjegjësitë e saja kushtetuese dhe ligjore.

Sot, duke filluar nga ora 14:00 gjatë vëzhgimit të procesit të numërimit të votave, vëzhguesit e AVONET në Qendrën Komunale të Numërimit në Ferizaj, thuhet se evidentuan se procesi i numërimit të votave të kandidatëve nuk është zhvilluar me sukses, si rezultat i dështimit apo mos funksionimit të softuerit të KQZ-së, transmeton Klankosova.tv.

“AVONET shpreh pakënaqësinë e thellë në lidhje me papërgjegjshmërinë dhe mos administrimin e duhur të procesit të numërimit të votave për kandidatët e subjekteve politike nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kjo shkelje e rregullave zgjedhore të përcaktuara nga vetë KQZ-ja përbën një sjellje të rrezikshme dhe të papërgjegjshme e cila mund të ndikoj jashtëzakonisht negativisht në procesin demokratik të zgjedhjeve, sepse vonesat e kësaj natyre po shkaktojnë një amulli dhe pakënaqësi në lidhje me këtë proces. Vonesat me orë të tëra po e ngadalësojnë jashtëzakonisht shumë këtë proces”, thuhet nw reagimin e rrjetit.

AVONET i bën thirrje KQZ-së, që në mënyrë urgjente të ndërmarrë hapat e detyrueshëm ligjor dhe kushtetues, duke përmirësuar problemet e sistemit softuerik, në mënyrë që të garantojë se në kuadër të procesit zgjedhor po zbatohet në tërësi kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e këtij procesi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT