Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeShowbizAVONET: Në Ferizaj gjatë ditës nuk funksionoi softueri i KQZ-së

AVONET: Në Ferizaj gjatë ditës nuk funksionoi softueri i KQZ-së

Rrjeti i organizatave joqeveritare AVONET ka shprehur shqetësimin në lidhje me zhvillimet e fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili sipas tyre, si organ i pavarur po vazhdon të dështoj të realizojë me sukses detyrimet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.

sipas AVONET, pasdite duke filluar nga ora 14:00 gjatë vëzhgimit të procesit të numërimit të votave, në Qendrën Komunale të Numërimit në Ferizaj kanë evidentuar se procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nuk është zhvilluar me sukses.

“Sot, në pasditen e datës 13.02.2025, duke filluar nga ora 14:00 gjatë vëzhgimit të procesit të numërimit të votave, vëzhguesit e AVONET në Qendrën Komunale të Numërimit në Ferizaj, evidentuan se procesi i numërimit të votave të kandidatëve nuk është zhvilluar me sukses, si rezultat i dështimit apo mos funksionimit të softuerit të KQZ-së”.

“AVONET shpreh pakënaqësinë e thellë në lidhje me papërgjegjshmërinë dhe mos administrimin e duhur të procesit të numërimit të votave për kandidatët e subjekteve politike nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, AVONET tha se kjo shkelje e rregullave zgjedhore të përcaktuara nga KQZ-ja përbën sjellje të rrezikshme dhe të papërgjegjshme e cila sipas tyre, mund të ndikojë negativisht në procesin demokratik të zgjedhjeve, sepse siç thanë, vonesat e kësaj natyre po shkaktojnë amulli dhe pakënaqësi në lidhje me këtë proces.

“Andaj, AVONET i bën thirrje KQZ-së, që në mënyrë urgjente të ndërmarrë hapat e detyrueshëm ligjor dhe kushtetues, duke përmirësuar problemet e sistemit softuerik, në mënyrë që të garantojë se në kuadër të procesit zgjedhor po zbatohet në tërësi kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e këtij procesi”, thuhet në reagim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT