Avokatja Loriona Morina ka komentuar rastin e 21-vjeçares që dyshohet se i mori jetën foshnjës së saj menjëherë pas lindjes në banjon e emergjencës në Ferizaj.
Ajo tha në emisionin “Shoqet”, se vepra për të cilën dyshohet e reja, “vrasja e foshnjës gjatë lindjes”, nuk konsiderohet vepër e rëndomtë penale, por hyn në kategorinë e veprave të privilegjuara për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme në të cilat kryhet.
“E kam parë nëpër raportime të mediave të ndryshme. Nuk është vrasje e rëndomtë, nuk është vepër penale e rëndomtë. Fillimisht, vepra për të cilën akuzohet apo prezumohet, dyshohet se e ka kryer zonja në fjalë, është vepër që hyn në grupin e veprave të privilegjuara. Kjo nënkupton jo e privilegjuar në aspektin pozitiv, por për shkak të rrethanave për të cilat kryhet, hyn në kuadër të veprave të privilegjuara. Kjo nënkupton se ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që e bëjnë atë vepër dhe e përmbushin elementin për me u ba pjesë në këtë grup, vepra për të cilën dyshohet…është shumë e rëndësishme që në Kosovë nuk ekziston një praktikë që e vlerëson se cila gjendje, sa orë ose kohë konsiderohet një gjendje emocionale e keqe ose jo stabile pas lindjes së fëmijut”, tha avokatja./Klankosova.tv


