Friday, April 24, 2026
spot_img
HomeLajmeAvdyli takohet me Osmanin, e quan “presidentja më e mirë pas pavarësisë”

Avdyli takohet me Osmanin, e quan “presidentja më e mirë pas pavarësisë”

Deputeti Haxhi Avdyli mëngjesin e sotëm e nisi me një takim me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Këtë e bëri të ditur vetë ai përmes një fotografie të cilën e ka postuar në Facebook.

Ai thotë se vendi ka nevojë për më shumë harmoni, e më pak urrejtje, ndërsa Osmanin e quajti “presidentja më e mirë pas Pavarësisë”, raporton Klankosova.tv.

“Kosova , ky vend i larë me gjak, ka nevojë për më shumë harmoni mes nesh, e më pak urrejtje. Mirëmengjes për ju, njerëzit e mirë, të Kosovës, shtëpisë tonë të vetme të përbashkët, nga unë dhe Presidentja më e mirë e pas pavarësisë Vjosa Osmani”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT