Thursday, June 11, 2026
spot_img
HomeLajmeAvdullah Hoti kritikon Qeverinë për gazin amerikan, kauzë e mundshme për protesta

Avdullah Hoti kritikon Qeverinë për gazin amerikan, kauzë e mundshme për protesta

 Ish-kryeministri, Avdullah Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë kritika ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurtit në lidhje me gazin amerikan.

“Pse Kurti e refuzon projektin e gazit amerikan, në situatën kur të gjitha vendet e rajonit po përfshihen në këtë projekt strategjik për të dalë nga sfera e ndikimit rus? Pse Kurti nuk ka bërë absolutisht asgjë në gjashtë vite të qeverisjes së tij sa i përket ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike? Kujt i intereson që Kosova të vijojë të jetë e varur nga importi i energjisë? Këto besoj se janë pyetjet thelbësore për secilin politikan dhe secilin qytetar“, u shpreh Hoti.

Tutje ai tha se është për keqardhje të shohësh sa me lehtësi e tejkalojnë këtë temë disa opozitarë, të cilët mjaftohen me përdorimin e saj vetëm në kohë zgjedhjesh, dhe nëse ekziston kauzë për të cilën duhet dalë në rrugë në protesta demokratike deri në largimin e kësaj qeverie është ky projekt i gazit.

“Nuk bëhet fjalë për një projekt të zakonshëm ekonomik, por për orientimin gjeopolitik të Kosovës, për sigurinë energjetike dhe për aleancën tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Heshtja përballë një dëmi të tillë nuk është neutralitet – është bashkëfajësi.

Kauzë për të protestuar deri në largimin e qeverisë ka qenë gjithashtu edhe suspendimi i Kosovës nga stërvitja ushtarake “Defender Europe ‘23” në vitin 2023, si dhe pezullimi i dialogut strategjik Kosovë-SHBA në shtator 2025″, u shpreh Hoti i LDK-së.

Tutje tha se kur i gjithë aktiviteti opozitar organizohet rreth kapjes së posteve shtetërore, e jo rreth kauzave dhe interesit shtetëror, atëherë rezultati i zgjedhjeve është ky që e pamë të dielën e kaluar – rezultat që në përpikëri reflekton politikën pa kauzë shtetërore, pa vizion dhe pa guxim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT