Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar sot fushatën elektorale në Obiliq.
Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani u prit me entuziazëm nga qytetarët atje, raporton klankosova.tv.
Qytetarët e Obiliqit kishin organizuar pritje madhështore në tubimin e LDK-së, aty ku nuk munguan as fishekzjarret.


