Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeSportAtletico Madridi me fitore dramatike ndaj Barcelonës, ia merr kreun e tabelës

Atletico Madridi me fitore dramatike ndaj Barcelonës, ia merr kreun e tabelës

Barcelona është mposhtur në shtëpi nga Atletico Madridi me rezultat 1:2.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, me anë të Pedrit, i cili shënoi në minutën e 30-të të takimit.

Ndërsa, pas një ore lojë, në “Camp Nou” shifrat u barazuan me golin e de Paul, njofton Klankosova.tv.

Fundi ishte tejet dramatik, pasi madrilenët e gjetën golin e fitores në minutën e 97-të takimit.

Me këtë fitore, Atletico ngjitet në krye të tabelës me 41 pikë, tri më shumë se Barça, e cila në pesë ndeshjet e fundit numëron tri humbje, një barazim dhe një fitore.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT