Drejtori i Infrastrukturës në Fushë Kosovë, Arianti Tërmkolli ka folur për situatën dhe gjendjen e rrugëve në këtë komunë.
Në emisionin “Fol me Arin”, Tërmkolli tha se komuna i ka të planifikuara disa ndërtime, ndërsa të hënën, sipas tij, u përfundua rruga “Mumin Gashi”, transmeton Klankosova.tv.
Pos tjerash, Tërmkolli bëri të ditur se cilat lagje dhe rrugë të Fushë Kosovës janë në plan të drejtorisë për t’iu nënshtruar punimeve.


