Sunday, August 30, 2026
spot_img
HomeShowbizArsenali shkatërron Atletico Madridin dhe tregon se këtë vit luan për trofeun

Arsenali shkatërron Atletico Madridin dhe tregon se këtë vit luan për trofeun

Arsenali dhuroi spektakël kundër Atletico Madridit, duke triumfuar me rezultat bindës 4–0 ë ndeshjen e vlefshme për rrethin e tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Ekipi i Mikel Artetas ishte superior në çdo aspekt të lojës, duke kombinuar shpejtësi, teknikë dhe efikasitet para portës. Viktor Gyökeres shkëlqeu me dy gola, ndërsa Martinelli dhe Gabriel kompletuar fitoren e madhe.


Sfida nisi me presion të lartë nga londinezët, që në minutën e 5-të rrezikuan dy herë me Eberechi Eze dhe Declan Rice, ndërsa Jan Oblak shpëtoi spanjollët. Arsenali dominoi posedimin dhe krijoi disa raste të pastra, por pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në fraksionin e dytë, “Topçinjtë” shpërthyen. Gabriel zhbllokoi ndeshjen në minutën e 57-të me një goditje me kokë pas krosimit të saktë të Declan Rice.

Vetëm shtatë minuta më vonë, Myles Lewis-Skelly shërbeu në mënyrë të shkëlqyer për Gabriel Martinellin, i cili dyfishoi rezultatin me qetësi dhe precizion (2-0).

Viktor Gyökeres mori skenën për vete me dy gola të shpejtë (67’ dhe 70’). I pari erdhi pas një devijimi të fatit, ndërsa i dyti pas një goditjeje këndi ku reagoi më shpejt se mbrojtja e Atleticos.

telegrafi.com

Pavarësisht ndërrimeve të shumta nga Diego Simeone, Atletico nuk arriti të ndryshonte rrjedhën e lojës.

Një fitore që konfirmon formën e jashtëzakonshme të Arsenalit, që tani me 9 pikë është në krye. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT