Sunday, August 30, 2026
spot_img
HomeLajmeKosovarit i vidhen çanta, paratë dhe telefoni në Ulqin – kërkon ndihmë...

Kosovarit i vidhen çanta, paratë dhe telefoni në Ulqin – kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit

Një kosovar ka raportuar se gjatë pushimeve në Ulqin dyshohet se i janë vjedhur çanta, paratë dhe telefoni.

Ai ka treguar se rasti ka ndodhur në Plazhin e Vogël, ndërsa në redaksinë e Gazetës Sinjali ka dërguar edhe pamje të personit që dyshohet se lidhet me rastin.

Qytetari ka bërë të ditur se rastin e ka raportuar në Policinë e Malit të Zi. Ai po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit që shihet në pamje.

Kushdo që e njeh personin apo ka informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit, mund t’i drejtohet Policisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT