Sunday, August 30, 2026
spot_img
HomeLajmeZbulohet lapidari përkujtimor në vendin ku u vra Heroi i Policisë, Triumf...

Zbulohet lapidari përkujtimor në vendin ku u vra Heroi i Policisë, Triumf Riza

Në 19-vjetorin e rënies në krye të detyrës të Heroit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, është zbuluar lapidari përkujtimor në vendin ku ai humbi jetën.

Ceremonia përkujtimore është në lagjen “Dardania” në Prishtinë, në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së Rizës.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, familjarë të Heroit Triumf Riza, si dhe kolegë, miq e bashkëpunëtorë të tij.

Lapidari është zbuluar pikërisht në vendin ku Triumf Riza ra në krye të detyrës, duke shërbyer si përkujtim i përhershëm për figurën dhe sakrificën e tij në shërbim të vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT