Tuesday, May 5, 2026
spot_img
HomeShowbizArrestohet personi që vodhi stoli në vlerë të 168 mijë eurove në...

Arrestohet personi që vodhi stoli në vlerë të 168 mijë eurove në një argjendari në Prizren

Një person është arrestuar në fshatin Greme të Ferizajt pasi ishte i dyshuar për një vjedhje më 13 janar të këtij biti ne rrugën “Adem Jashari” në Prizren.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se bëhet fjalë për ari të vjedhur në një argjendari. Tutje, theksohet se pronari i argjendarisë ka thënë se i janë vjedhur stoli ari në rreth tre kilogramë, ndërsa një kilogramë stoli të argjenda, krejt këto në vlerë totale rreth 168 mijë euro .

“Në bashkëveprim me Prokurorin Themelore në Prizren, është lëshuar urdhërkontrollë nga Gjykata Themelore në Prizren dhe janë kontrolluar objekti i banimit i të dyshuarit dhe objektet përcjellëse në fshatin Greme, Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit janë gjetur dëshmi-prova të shumta ndërlidhëse me rast të cilët dhe janë sekuestruar.  Gjithashtu është sekuestruar edhe automjeti me të cilin është kryer vepra penale si provë materiale.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT