Monday, June 15, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet nëna e 16-vjeçarit në Prizren, dyshohet për shtytje në vrasje

Arrestohet nëna e 16-vjeçarit në Prizren, dyshohet për shtytje në vrasje

Një konflikt familjar në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar me një viktimë dhe disa të arrestuar, mes tyre edhe nëna e të dyshuarit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, për Sinjalin ka konfirmuar se e dyshuara është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Shtytje në vrasje”.

Rasti tragjik ka ndodhur pasi Albion Osmanaj, 27 vjeç, ka humbur jetën pasi është goditur me thikë nga kushëriri i tij, ndërsa babai i viktimës ka mbetur i lënduar.

Sinjali raporton se në total janë ndaluar tre persona lidhur me këtë rast, përfshirë edhe nënën e të miturit, e cila dyshohet për veprën penale “Shtytje në vrasje”.

Me vendim të Prokurorit kujdestar, e dyshuara është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë.

Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për këtë rast dje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT