Thursday, September 17, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet në Veternik shtetasi i Shqipërisë që kontrabandonte migrantë nga Egjipti

Arrestohet në Veternik shtetasi i Shqipërisë që kontrabandonte migrantë nga Egjipti

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Veternik të Prishtinës nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kontrabandim me migrantë”.

Bazuar në njoftimin zyrtar të policisë, gjatë kontrollit në rimorkion e kamionit të të dyshuarit janë gjetur pesë migrantë, shtetas të Egjiptit, transmeton Klankosova.tv.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa migrantët janë dërguar në kampin e azilit”, thuhet në njoftim.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT