Ervin Mata është arrestuar në Brazil si pjesë e një operacioni ndërkombëtar kundër krimit të organizuar.
Ai akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi që trafikonte sasi të mëdha kokaine, përfshirë rreth 240 kg drejt Europës. Sipas policisë, Mata fshihej në Brazil duke përdorur dokumente të falsifikuara angleze.
Operacioni u realizua në bashkëpunim me disa agjenci ndërkombëtare si Interpol, Europol dhe autoritetet e disa shteteve.
Ndaj tij ishte caktuar më herët masa “arrest në burg” dhe tashmë po punohet për ekstradimin e tij në Shqipëri.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


