Policia në Prizren ka arrestuar të kërkuarin me inicialet A.B., 29 vjeç, nga Suhareka, i cili ishte i dënuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Pas arrestimit, ai është dërguar për të vuajtur dënimin prej tre vjetësh burgim, sipas urdhëresës gjyqësore të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, transmeton Klankosova.tv.
Pas përfundimit të procedurave, i njëjti është dërguar në institucionin e vuajtjes së dënimit, thuhet në njoftimin e policisë në Facebook.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


