Thursday, September 24, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet i dyshuari për krime lufte në Kaçanik

Arrestohet i dyshuari për krime lufte në Kaçanik

jë person është arrestuar nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile, ndërsa gjatë kontrollit policia ka sekuestruar armë, municion dhe uniformë të MUP-it.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar A.D., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, i pandehuri A.D. dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Ivajë dhe fshatrat përreth në Komunën e Kaçanikut.

Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar një armë, dy karikatorë, 30 fishekë, një armë gjuetie ajrore dhe uniformë e MUP-it.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës riafirmuan angazhimin e tyre për ndjekjen penale dhe hetimin e të gjitha rasteve të krimeve të luftës së fundit në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT