Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet Erkand Shabani, drejtori i kompanisë “Onima”

Arrestohet Erkand Shabani, drejtori i kompanisë “Onima”

Drejtori i kompanisë “Onima”, Ekrand Shabani, është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, e cila bëri të ditur se ndalimi është kryer me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë, një (1) person me inicialet E.Sh., për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmimi’ nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit është duke i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, ka deklaruar Shala për Reporteri.net.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT