Policia në Prishtinë ka arritur të arrestojë një person me katër urdhëresa të gjykatës për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari D.E., është dërguar në vuajtje të dënimit prej 1 viti e 8 muaj, ndaj të cilit rëndon po ashtu gjoba prej 20.000 euro, transmeton Klankosova.tv.
Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit të Fushë Kosovës, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar.


