Një shtetas algjerian është arrestuar mbrëmjen e së martës në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer vjedhje në një market.
Sipas Policisë, gjatë incidentit i dyshuari kishte nxjerrë një mjet të mprehtë para punëtores së marketit, por ishte ndaluar dhe arrestuar nga një zyrtar policor, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një mjet të mprehtë metalik dhe dy telefona celularë, ku njëri prej tyre dyshohet se ishte i vjedhur.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


