Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është arrestuar në Rinas të Shqipërisë, me qëllim ekstradimin e tij në Kosovë.
Sipas autoriteteve shqiptare, A.Sh., banues në Kukës, u lokalizua dhe u arrestua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Interpol Tiranën.
Ndaj tij, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar urdhër-arrest për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.
Gjatë ndalimit, 32-vjeçari dyshohet se është prezantuar me një identitet tjetër, me qëllim shmangien e identifikimit dhe arrestimit.
Pas arrestimit, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të vijojë procedurat ligjore për ekstradimin e tij në Kosovë.
Rasti është nën procedura të mëtejshme ligjore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


