Wednesday, August 19, 2026
spot_img
HomeLajmeQKUK trajton 312 raste në 24 orët e fundit, një person humb...

QKUK trajton 312 raste në 24 orët e fundit, një person humb jetën

Në Qendrën Emergjente të QKUK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar gjithsej 312 raste.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 90 raste janë menaxhuar në Reanimim, 90 në Emergjencën Internistike, 53 në Emergjencën Kirurgjike, ndërsa 60 pacientë kanë marrë trajtim në Emergjencën Ortopedike.

Në Sallën e Vogël janë trajtuar 19 pacientë, kryesisht për ndërhyrje si qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.

Sipas natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 1 rast nga arma e ftohtë, 1 rast i intoksikimit, 1 person i përfshirë në përleshje fizike, si dhe 21 persona të lënduar në aksidente trafiku.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë realizuar 28 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së.

Gjatë kësaj periudhe është regjistruar edhe 1 rast i vdekjes (exitus).

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT