Wednesday, August 19, 2026
spot_img
HomeLajmeKosova e kërkonte për drogë, Shqipëria e kap në Rinas 32-vjeçarin (VIDEO)

Kosova e kërkonte për drogë, Shqipëria e kap në Rinas 32-vjeçarin (VIDEO)

Një 32-vjeçar me banim në Kukës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është arrestuar në Rinas me qëllim ekstradimin.

Policia shqiptare bën me dije se shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve operative dhe shkëmbimit të të dhënave me Interpol Tiranën, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin A. Sh., 32 vjeç, banues në Kukës.

Sipas autoriteteve, në momentin e ndalimit, 32-vjeçari është prezantuar me një identitet tjetër, dyshohet me qëllim shmangien e identifikimit dhe arrestimit, transmeton Klankosova.tv.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Prishtinës kishte lëshuar urdhër-arrest ndaj tij, nën dyshimin për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Pas arrestimit, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të vijojë procedurat për ekstradimin e 32-vjeçarit drejt Kosovës, ku do të përballet me procedurat e drejtësisë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT