Wednesday, August 19, 2026
spot_img
HomeLajmePeci për aksidentin tragjik: Ditë e rëndë për Mitrovicën, humbën jetën dy...

Peci për aksidentin tragjik: Ditë e rëndë për Mitrovicën, humbën jetën dy të rinj

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka shprehur ngushëllime për familjet e dy të rinjve që humbën jetën në një aksident tragjik.

Peci tha se është thellësisht i prekur nga rasti, duke theksuar se humbja e Qëndrim Xhemajlit dhe Rinor Zejnullahut është dhimbje për familjet e tyre, por edhe për gjithë qytetin.

“Ditë e rëndë për Mitrovicën! Jam thellësisht i prekur me rastin tragjik të aksidentit të sotëm që i mori jetën dy të rinjve të Komunës së Mitrovicës në moshë shumë të re”, ka shkruar Peci.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve Xhemajli dhe Zejnullahu për humbjen e më të dashurve të tyre.

“Shpirti i tyre u prehtë në paqe, e kujtimi për ta qoftë i përjetshëm!”, ka shkruar Peci. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT