Tuesday, June 2, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohen tre të dyshuarit që therën me thikë dhe grabitën një të...

Arrestohen tre të dyshuarit që therën me thikë dhe grabitën një të mitur në Gjakovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Gjakovë, ku një i mitur ka mbetur i plagosur pas një sulmi me thikë, ndërsa më pas është grabitur nga tre persona të dyshuar.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuarit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më datë 01.06.2026, rreth orës 18:50, në qytetin e Gjakovës është raportuar një rast grabitjeje, ku një i mitur, mashkull kosovar, dyshohet se, pas një përleshjeje fizike, është sulmuar me një mjet të mprehtë (thikë) nga tre persona të dyshuar, po ashtu meshkuj.

Sipas informacioneve, pas sulmit, viktimës i është marrë edhe një shumë parash.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitë relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative dhe hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit, si dhe identifikimit dhe lokalizimit të personave të përfshirë.

Si rezultat i punës intensive hetimore dhe veprimeve të shpejta policore, Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë, më datë 02.06.2026, ka arritur të identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë të tre personat e dyshuar, përkatësisht dy meshkuj të mitur dhe një mashkull të moshës madhore.

Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Për rastin raportoi ekskluzivisht në detaje Sinjali:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT