Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohen shpërndarësit e drogës në Laç, lënda narkotike shitej në qytet dhe...

Arrestohen shpërndarësit e drogës në Laç, lënda narkotike shitej në qytet dhe pranë shkollave

Policia e Lezhës ka vënë në pranga shtatë persona në kuadër të operacionit “Perimetri 2”. Të arrestuarit akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike në qytetin e Laçit, në disa raste edhe afër shkollave.

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, u bë i mundur dokumentimi ligjor i kësaj veprimtarie kriminale, ndalimi i 4 shtetasve dhe arrestimi në flagrancë i 2 të tjerëve, të gjithë banues në Laç, Kurbin, si të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shkruan vizionplus.tv, raporton KlanKosova.tv.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas siguronin lëndë narkotike Cannabis Sativa, të cilën e ndanin në doza dhe e shitnin në zona të ndryshme në qytetin e Laçit, në disa raste edhe afër shkollave.

Gjithashtu, gjatë operacionit, u zbulua 1 lokal ku organizoheshin lojëra fati, me kompjuterë, në kundërshtim me ligjin. Për këtë rast, u arrestua pronari i lokalit, babai i 2 prej shtetasve të arrestuar, i cili nuk e kishte regjistruar subjektin dhe punonjësit, në organet kompetente”, njoftoi policia.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT