Policia e Kosovës ka publikuar pamjet nga arrestimi i të dyshuarit për krime lufte me inicialet J.R.
Përmes një postimi në Facebook, Policia e Kosovës ka ndarë pamjet e arrestimit të të dyshuarit të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 gusht i caktoi masën e paraburgimit prej një muaji, transmeton klankosova.tv.
Gjykata vlerësoi se ekziston rreziku që i pandehuri, nëse do të lihej në liri, të mund të ndikojë në prova dhe dëshmitarë, duke penguar zhvillimin e rregullt të procedurës penale.
Ja pamjet:


