Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeArmatim 14 milionë dollarë për Kosovën nga SHBA, AFA: Partneritet i fortë...

Armatim 14 milionë dollarë për Kosovën nga SHBA, AFA: Partneritet i fortë dhe i vazhdueshëm

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë dritën e gjelbër për një leje të propozuar eksporti të pajisjeve dhe shërbimeve të mbrojtjes drejt Kosovës, në vlerë prej rreth 14 milionë dollarësh.

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar Kongresin për këtë vendim, i cili përfshin artikuj ushtarakë, të dhëna teknike dhe shërbime mbështetëse për institucionet e sigurisë së Kosovës.

Ky zhvillim është përshëndetur nga organizata “Albanians For America”, e cila e ka cilësuar vendimin si dëshmi të besimit të vazhdueshëm të SHBA-së ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj të sigurisë.

Në reagimin e saj, organizata thekson se mbështetja amerikane ka qenë vendimtare në procesin e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në rrugëtimin e saj drejt standardeve të NATO-s.

Po ashtu, ajo vlerëson se bashkëpunimi Kosovë–SHBA mbetet një nga shtyllat kryesore të sigurisë dhe stabilitetit në rajon, duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të këtij partneriteti strategjik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Armatim 14 milionë dollarë për Kosovën nga SHBA, AFA: Partneritet i fortë dhe i vazhdueshëm appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT