Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmeArdian Gjini në Istog, takime me rininë dhe vizitë fermerëve

Ardian Gjini në Istog, takime me rininë dhe vizitë fermerëve

Kandidati për kryeministër nga AAK, Ardian Gjini, së bashku me kandidatët për deputetë, kanë vazhduar takimet elektorale në komunën e Istogut.

Në këtë vizitë, ata u ndalën fillimisht në qytetin e Istogut, të njohur për burimet e pastra, natyrën dhe mikpritjen e banorëve, ku zhvilluan një bashkëbisedim me të rinjtë e komunës.

Në fokus të diskutimeve ishin kërkesat e tyre dhe plani zhvillimor i AAK-së, me theks të veçantë tek roli i rinisë në proceset e zhvillimit të vendit.

Përfaqësuesit e AAK-së theksuan se në çdo komunë po takohen me të rinj të vendosur për të qenë pjesë aktive e ndryshimit dhe zhvillimit të Kosovës.

Më pas, delegacioni vazhdoi vizitën në fshatin Trubohoc, ku u takuan me fermerin Burim Qetaj.

Ai u vlerësua si shembull i punës dhe përkushtimit në sektorin e bujqësisë, duke menaxhuar me sukses një fermë me mbi 50 krerë lopë dhe duke kontribuar në ekonominë lokale.

Sipas Gjinit dhe përfaqësuesve të AAK-së, lidhja mes rinisë aktive dhe fermerëve të suksesshëm përfaqëson bazën e zhvillimit ekonomik të vendit dhe garancinë për një të ardhme më të qëndrueshme. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT