Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeAmbasadori Rohde: Mohimi i krimit në Reçak s’respekton kujtimin e të vdekurve

Ambasadori Rohde: Mohimi i krimit në Reçak s’respekton kujtimin e të vdekurve

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se mohimi i krimeve që kanë ndodhur në Reçak, nuk respekton kujtimin e të vdekurve, por mban plagë të hapura dhe pengon përparimin drejt pajtimit rajonal dhe integrimit evropian dhe euroatlantik.

Në një postim në “X”, ambasadori më tej shprehet se ajo që ndodhi në Reçak është fakt, dhe krimet që kanë ndodhur aty, janë raportuar mirë.

“Ajo që ndodhi në Reçak është fakt. Krimet që kanë ndodhur janë raportuar mirë, pra nga organet e OKB dhe OSBE. Mohimi i këtyre krimeve nuk respekton kujtimin e të vdekurve, mban plagë të hapura dhe pengon përparimin drejt pajtimit rajonal dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Rohde, raporton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT