Detaje të reja janë bërë publike për aksidentin e rëndë që ndodhi në orët e para të së mërkurës në Durrës, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli, si dhe një 15-vjeçar.
Sipas raportimeve të mediave shqiptare, ekspertiza ka treguar se vetura po lëvizte me shpejtësi rreth 114 kilometra në orë pak para aksidentit.
Sipas rindërtimit të ngjarjes, shoferi ka humbur kontrollin e veturës gjatë një kthese. Fillimisht, njëra nga gomat e ka goditur bordurën, ndërsa më pas vetura është përmbysur dhe është zvarritur për rreth 40 metra.
Ekspertiza ka zbuluar gjithashtu se shoferi kishte konsumuar alkool.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe dy persona, të cilët po trajtohen në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


