Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeShowbizAlaudini nis të qajë gjatë debatit me Benitën, teksa përfshihet nga emocionet...

Alaudini nis të qajë gjatë debatit me Benitën, teksa përfshihet nga emocionet pas klipit bullizues ndaj Elijonës

Një moment i rëndë emocional ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP Kosova, ku moderatori i programit, Alaudin Hamiti, është prekur deri në lot gjatë fjalimit të tij drejtuar banores Benita.

Teksa i drejtohej asaj për mënyrën se si vajzat brenda shtëpisë po komunikojnë dhe përplasjet e tyre të shpeshta, Alaudini theksoi se situata është veçanërisht e ndjeshme në një kohë kur dhuna ndaj grave vazhdon të jetë një realitet i rëndë në shoqërinë tonë.


Moderatori u emocionua teksa foli për raste tragjike të grave që dhunohen apo humbin jetën nga partnerët apo njerëz të afërt, duke i kujtuar banoreve se mes tyre nuk duhet të ketë sulme, fyerje apo përbuzje.

“Është e padrejtë, në një kohë kur gratë sot vriten — vriten nga burrat. Vriten edhe mes vete tash. Nuk është e hijshme, nuk është aspak e hijshme që të sulmoni njëra-tjetrën. Nuk kalon muaj pa u dëgjuar për një grua apo vajzë që torturohet, dhunohet, apo vritet nga një burrë, nga një i afërt, apo nga dikush tjetër”, tha Alaudini.

Ky moment preku publikun, ndërsa në studio u krijua një atmosferë tepër e rënduar emocionale. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT