Friday, September 25, 2026
spot_img
HomeLajmeAlarm për Volkswagen dhe Audi, 2.86 milionë vetura mund të kenë problem...

Alarm për Volkswagen dhe Audi, 2.86 milionë vetura mund të kenë problem me drejtimin

Rreth 2.86 milionë automjete të markave Volkswagen dhe Audi në mbarë botën mund të kenë një problem me sistemin e drejtimit, ka bërë të ditur Autoriteti Federal i Transportit Motorik të Gjermanisë (KBA).

Problemi lidhet me një vidë që siguron mekanizmin e drejtimit. Në kushte të caktuara, korrozioni mund të shkaktojë thyerjen e saj, duke rritur rrezikun e humbjes së kontrollit të automjetit dhe aksidenteve.

Ndër modelet potencialisht të prekura janë Audi Q3, si dhe Volkswagen Golf, Tiguan, Touran dhe Caddy.

Sipas të dhënave, rreth 2.16 milionë automjete Volkswagen dhe më shumë se 696 mijë Audi mund të jenë të prekura në mbarë botën. KBA e ka çështjen ende nën hetim, ndërsa vlerësimi përfundimtar pritet të përcaktojë masat e mëtejshme.

Audi ka nisur një tërheqje paraprake dhe ka njoftuar se riparimi do të kryhet falas dhe mund të zgjasë deri në një orë.

Pronarët që dyshojnë se automjeti i tyre mund të jetë i prekur mund të kontaktojnë një servis të autorizuar duke përdorur numrin e identifikimit të automjetit (VIN).

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT