Wednesday, September 2, 2026
spot_img
HomeLajmeAlarm për dron mbyll përkohësisht Aeroportin e Mynihut

Alarm për dron mbyll përkohësisht Aeroportin e Mynihut

Aeroporti i Mynihut në Gjermaninë jugore është mbyllur përkohësisht të shtunën në mëngjes, pas raportimeve për praninë e një droni të dyshuar pranë zonës së pistës.

Sipas mediave gjermane, fluturimet janë ndalur rreth orës 09:00, duke sjellë pezullim të plotë të operimeve ajrore ndërsa autoritetet nisën kontrollet e sigurisë.

Policia Federale gjermane njoftoi se një objekt fluturues i paautorizuar është vërejtur në afërsi të aeroportit, duke ngritur alarm sigurie dhe duke aktivizuar procedurat për verifikim të menjëhershëm të situatës.

Megjithatë, pas kontrolleve në terren, autoritetet kanë bërë të ditur se nuk janë gjetur prova që konfirmojnë praninë e një droni apo ndonjë objekti të dyshimtë.

Përkohësisht, pasagjerëve u është komunikuar se aeroporti do të mbetet i mbyllur deri në orët e para të paradites, ndërsa në zonë janë angazhuar edhe helikopterë policie për kërkime ajrore.

Autoritetet vazhdojnë hetimet për të sqaruar sinjalizimin e dyshuar dhe për të garantuar sigurinë e fluturimeve në aeroportin një nga më të ngarkuarit në Gjermani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT