Wednesday, September 2, 2026
spot_img
HomeLajmeKërcitja e akrepave deri në atë të çekiçit në Hagë – “Ora...

Kërcitja e akrepave deri në atë të çekiçit në Hagë – “Ora e Pritjes” nis edhe në Gjakovë

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka vendosur edhe në Gjakovë “Orën e Pritjes”, si pjesë e aktiviteteve që po zhvillohen në disa komuna të Kosovës.

Kjo iniciativë po shënon numërimin mbrapsht deri më 16 shtator, datë kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po gjykohen në Hagë.

Në aktivitetin e mbajtur në Gjakovë morën pjesë përfaqësues të platformës, deputetë dhe qytetarë të shumtë.

Pjesëmarrësit mbanin pankarta me mesazhin: “Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”

Nga Gjakova u përcoll mesazhi për drejtësi dhe për kthimin në Kosovë të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

Ndërkohë, aktivitetet e platformës “Liria Ka Emër” pritet të kulmojnë me “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT