Wednesday, September 2, 2026
spot_img
HomeLajmeLyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përmes një thirrjeje publike, reperi i njohur u ka bërë apel shqiptarëve, kudo që ndodhen, që t’i bashkohen marshit qytetar, i cili organizohet në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Në ditët e fundit, për pjesëmarrje në marshin e organizuar nga platforma “Liria ka emër” kanë bërë thirrje edhe artistë të tjerë të njohur, përfshirë Yll Limanin dhe Ledri Vulën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT