Wednesday, April 29, 2026
spot_img
HomeLajmeAksion i Policisë në Kamenicë, parandalohet kontrabandimi i rreth 150 kilogramëve duhan...

Aksion i Policisë në Kamenicë, parandalohet kontrabandimi i rreth 150 kilogramëve duhan nga Serbia

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion kundër kontrabandës në zonën kufitare me Serbinë, duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme duhani dhe duke ndaluar një person të dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit zyrtar, me datën 28.04.2026, gjatë zbatimit të planit operativ “Gatishmëria vepruese 2026” dhe pas sigurimit të informatave operative në bashkëpunim me Njësitin e Hetimeve të SP Kamenicë, njësitet e Policisë Kufitare kanë ndërmarrë një aksion në fshatin Novosellë, Komuna e Kamenicës.

Aty është lokalizuar dhe ndaluar një rast i kontrabandimit të mallrave që po hynin ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

“Pas vëzhgimit intensiv dhe ndërhyrjes në momentin e duhur, është ndaluar automjeti VW Golf 5, ngjyrë e zezë, me targa VR i drejtuar nga personi B. R., mashkull, shtetas i Serbisë, i lindur në vitin 1967, me vendbanim në Serbi, i cili dyshohet se kishte depërtuar ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës me qëllim transportimin e mallrave të kontrabanduara.”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka zbuluar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme duhani të dyshuar për kontrabandë.

“310 pako duhan nga 500 gramë secila, me peshë totale rreth 155 kilogramë; 41 paketime të zbrazëta, të gatshme për tregtim ilegal.”, thuhet tutje.

Sipas Policisë, sasia e duhanit dyshohet se ishte destinuar për tregun ilegal, me qëllim shmangien e procedurave doganore dhe përfitim të kundërligjshëm financiar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT