Thursday, July 30, 2026
spot_img
HomeLajmeAksion i përbashkët në Prishtinë, kontrollohen 65 auto-parkingje – zbulohen shkelje ligjore

Aksion i përbashkët në Prishtinë, kontrollohen 65 auto-parkingje – zbulohen shkelje ligjore

Një aksion i gjerë inspektimi është zhvilluar në rajonin e Prishtinës, ku janë kontrolluar dhjetëra auto-parkingje me qëllim verifikimin e respektimit të obligimeve ligjore dhe fiskale.

Aksioni është realizuar nga njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Prokurorinë e Shtetit.

Gjatë operacionit janë inspektuar gjithsej 65 auto-parkingje, ndërsa kontrollet kanë nxjerrë në pah disa parregullsi dhe shkelje të dyshuara ligjore.

Sipas Policisë së Kosovës, rastet e evidentuara do të trajtohen nga institucionet përkatëse në bazë të kompetencave ligjore.

Aksioni ka pasur për qëllim parandalimin dhe luftimin e shmangies nga tatimi, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se kontrollet e tilla do të vazhdojnë edhe në sektorë të tjerë me qëllim respektimin e ligjit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT