Një aksident trafiku ka ndodhur pak orë më parë në fshatin Prilep të Deçanit, ku si pasojë 11 persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas mjekëve, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se në aksident ishin përfshirë tri vetura./Klankosova.tv
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deçan


