Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot në fshatin Zallq të Istogut.
Policia është njoftuar për rastin rreth orës 15:40, ndërsa në aksident janë përfshirë tri vetura.
Të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku kanë pranuar tretman mjekësor.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


