Sunday, May 3, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident në rrugën Tepelenë-Krahës, tetë persona të lënduar

Aksident në rrugën Tepelenë-Krahës, tetë persona të lënduar

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa qarkullonin në anë të kundërt.

Në këtë aksident janë lënduar gjithsej tetë persona, të cilët kanë qenë në automjetet e përfshira në aksident. Policia rrugore ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.

Personat e lënduar janë transportuar në Spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT