Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, shoferi godet shtyllën elektrike te “Kroni i Mbretit”

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, shoferi godet shtyllën elektrike te “Kroni i Mbretit”

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një i tillë ka ndodhur pak më parë te vendi i njohur si “Kroni i Mbretit”, në magjistralen Prishtinë–Pejë.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, shoferi i një veture ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka goditur një shtyllë elektrike pranë rrugës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente, të cilat po merren me rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT