Një automjet është përfshirë në një aksident këtë të premte. Mjeti është përplasur me barrierat mbrojtëse në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit, shtetas maqedonas që po udhëtonte drejt Rrogozhinës, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit pasi e ka zënë gjumi.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar një grua dhe një fëmijë, të cilët janë dërguar për mjekim, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


