Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë–Podujevë, lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë–Podujevë, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë–Podujevë.

Lidhur me rastin për Klankosova.tv është deklaruar edhe policia përmes zëdhënëses rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se në aksident janë përfshirë dy automjete në lëvizje, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Lidhur me rastin, hetimet po i zhvillon njësiti rajonal i trafikut, i cili po merret me zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, deklaroi Ahmeti për Klankosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT